Sanchez duhet të pres 12 muaj për të qenë i lirë
Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez edhe pse ka shfaqur dëshirën për t’u larguar, atij i duhet të pres për një sezon që ta realizojë transferimin.
Kilianit i skadon kontrata me klubin në qershor të vitit 2018, kur edhe mund të largohet drejt Manchester Cityn apo ndonjë klubi tjetër, shkruan Goal.
Kjo situatë ka ardhur si pasojë e refuzimit të Arsene Wenger për të negociuar largimin e tij të mundshëm, duke ftohur dëshirën e Alexis për të realizuar transferin gjatë kësaj vere dhe tani i duhet të pres 12 muaj që të jetë i lirë për të vendosur për të ardhmen e tij. /Periskopi/



