Turqia emëron trajnerin e ri për postin e Kombëtares në futboll (Foto)
Turqia ka emëruar Mircea Lucescu si trajner të ri të Kombëtares
Federata e Futbollit e Turqisë, ka emëruar trajnerin rumun, Mircea Lucescu si trajner të ri të Kombëtares.
Lucescu kështu do të zërë vendin e trajnerit Fatih terim, i cili kishte dhënë dorëheqje me 26 korrik të këtij viti.
Trajneri rumun me Turqinë ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020.



