​UEFA godet keq futbollin shqiptar​, Skënderbeu përjashtohet për 10 vjet nga Evropa

​UEFA godet keq futbollin shqiptar​, Skënderbeu përjashtohet për 10 vjet nga Evropa

Është Skënderbeu klubi, i cili ka marrë një dënim të rëndë nga UEFA. Kishte kohë që flitej se një ekip shqiptar do të dënohej 10 vjet dhe tashmë është mësuar se bëhet fjalë për Skënderbeun.

Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka vendosur ta dënojë rëndë klubin korçar, duke e përjashtuar nga Kupat e Europës për 10 vitet e ardhshme. Një dënim për shkak të ndeshjeve të dyshuara për trukim.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Panorama Sport”, që shkruan se disponon edhe dokumentin e UEFA-s në lidhje me vendimin për përjashtimin e Skënderbeut.

Ka rënë si një “bombë” ky lajm për korçarët, të cilët kanë shkuar dy herë në fazën e grupeve të Europa League dhe tashmë “minohen” të gjitha planet e tyre për të ardhmen. Vendimi mësohet se është marrë që më 7 shkurt nga UEFA dhe kjo është një goditje e madhe  jo vetëm për Skënderbeun, por për gjithë futbollin shqiptar.

Shpërndaje në: