​Warriors tregojnë forcën ndaj Rockets dhe përforcojnë kreun

​Warriors tregojnë forcën ndaj Rockets dhe përforcojnë kreun

Dy ekipet e para në Konferencën e Perëndimit janë vënë ndeshur mes vete.

Golden State Warriors i janë hakmarrë Houston Rockets të cilët në ndeshjen hapëse të këtij sezoni i kishin mposhtur kampionë në fuqi. Por Warriors, të udhëhequr nga Stephen Curry dhe Klay Thompson ia dolën të triumfonin në shtëpinë e Rockets, me rezultat 124:114.

Curry realizoi 29 pikë, kurse Thompson shtoi 28. Tek të dy ekipet munguan nga një yll. Houston luajti për të dytën ndeshje radhazi pa James Harden, kurse Kevin Durant nuk ka luajtur te Warriors. Për ekipin nga Teksas që tani ka ngecur në vendin e dytë të Perëndimit, kjo është disfata e gjashtë në 10 ndeshjet e fundit, transmeton KosovaPress.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Oklahoma City Thunder ndali Los Angeles Clippers, duke i mundur me rezultat 127:117.

Pas një epërsie të lehtë të vendasve thuajse gjatë dy periudhave të para, pjesa e parë u mbyll në barazim 64:64.

Thunder e bëri dallimin në periudhën e katërt me një seri prej 12:0 në favor të tyre.

Russell Westbrook regjistron një tjetër triple-double, 29 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime. Fantastik ishte edhe e Paul George, që e mbylli me plot 31 pikë të shënuara. Oklahoma tani është ngjitur në pozitën e pestë në Konferencën e Perëndimit.

Shpërndaje në: