Wenger shpreson se Sanchez, Ozil dhe Chamberlain do të qëndrojnë
Arsene Wenger vazhdon të brengoset nëse Alexis Sanchez do të qëndrojë edhe këtë sezon në Arsenal apo jo.
Tekniku francez shpreson se Sanchez, Ozil dhe Chamberlain do të nënshkruajnë kontratat reja, raporton KosovaPress.
“Ne gjithmonë kemi dashur ta mbajmë Alexis në skuadër dhe ende shpresojmë që të nënshkruajmë kontratat reja me Sanchez, Ozil dhe Chamberlain”, u shpreh trajneri i ‘Topçinjve’, Wenger.



