Zbulohen prapaskenat ‘kriminale’ të Gallianit, kërkonte fundin e presidentit të Juventusit
Kjo është ajo që kanë shkruar prokurorët milanezë në kërkesën për arrest të bërë nga Gjykatësi i hetimeve paraprake, Manuela Accursio Tagano, kundrejt tre të hetuarve në çështjen e shitblerjes së të drejtave televizive të Lega Calcio dhe për shoqërinë “Infront Italia”, e cila menaxhon të drejtat televizive për ndeshjet e Serie A dhe B.
Sipas burimeve nga gjykata italiane, Galliani nuk është përfshirë akoma në listën e të hetuarave.
Personat e tjerë me të cilët ish-drejtuesi kuqezi supozohet të ketë krijuar grupin me qëllime kriminale duket se janë, presidenti i Genoa-s, Enrico Preziosi, tre ish-drejtues të “Infront Italy” (Marco Bogarelli, Andrea Locatelli dhe Giuseppe Ciocchetti) dhe biznesmeni Riccardo Silva, pronar i një shoqërie tjetër që merret me të drejtat televizive.
Për Bogarelli-n, Giocchetti-n dhe Silva-n është kërkuar arrestimi, më pas i hedhur poshtë nga gjyqtari i hetimeve paraprake. Pas këtij refuzimi të gjykatësit, Prokuroria i ka bërë një kërkesë Gjykatës së Rishqyrtimit.
Në kërkesën e bërë për arrestimin e 3 të hetuarve kanë dalë edhe përgjimet e telefonatave të bëra mes Adriano Galliani dhe Marco Bogarelli, administratori i deleguar i “Infront Italy”, të cilët kërkojnë fundin e presidentit të Juevntusit, Adrea Agnelli.



