​Zuckerberg, baba për herë të dytë

​Zuckerberg, baba për herë të dytë

Çifti po pret të sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas vajzës së tyre Max që tashmë është njëvjeçare.

“Pas vështirësive që kishim pas lindjes së Max-it ne nuk ishim të sigurt nëse ishim gati edhe për një fëmijë tjetër. Priscilla më dha lajmin se është shtatzënë përsëri dhe e vetmja gjë që ne dëshirojmë është që fëmija të jetë i shëndetshëm”,- shkroi Zuckerberg në një postim në Facebook.

Pas lindjes së vajzës së tyre Max, Zuckerberg kreu një gjest human.

“Do të dhurojmë 99 për qind të aksioneve tona të Facebook-ut – aktualisht në vlerë prej 45 miliardë dollarë – gjatë jetës sonë për të përmirësuar botën për gjeneratën e ardhshme”, – shkruante dikur Mark.

Të presim gjestin e radhës të tij. /Blitz/

 

Shpërndaje në: