Zyrtare: Në këtë orë zhvillohet ndeshja Lazio – Milan (Foto)
Ndeshja ndërmjet Lazios dhe Milanit është shtyrë për ora 16:00
Ndeshja e paraparë të zhvillohet nga ora 15:00 ndërmjet Lazios dhe Milanit ishte shtyrë më herët, shkaku i shiut dhe erës së fortë.
Por, Milan njofton se ky takim është shtyrë vetëm për një orë, pasi pritet të fillojë në ora 16:00.
“Ndeshja Lazio-Milan do të startojë nga ora 16:00”, thuhet në njoftimin e Milanit.
Për shkak të shiut, dje ishte shtyrë ndeshja ndërmjet Sampdorias dhe Romës, e cila është dashur të zhvillohej nga ora 20:45.



