Zyrtare, Pjaniq rinovon kontratën me Juventustin
Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniq ka rinovuar kontratën me “Zonjën e vjetër”, ka konfirmuar klubi bardhezi në faqen zyrtare.
Klubi ka postuar momente nga nënshkrimi i kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2023. Mesfushori Pjaniç, i cili ishte në fokusin e klubit Mançester Citi, të drejtuar nga Guardiola, do të fitojë në sezon 6,5 milionë euro.
“Ekipi i Juventusit do të vazhdojë që të besojë në kontributin e rëndësishëm të Miralem Pjaniç. Lojtari boshnjak ka shtyrë kontratën e tij që e lidh atë me klubin e Juventusit deri në vitin 2023. Kështu do të vazhdojë një histori, e cila ka nisur para dy vitesh dhe është kënaqësi të shikosh Pjaniç në mesin e fushës së Juventusit”, thuhet në njoftimin e klubit italian.



