10 dribluesit më të mirë, “mbreti” s’është as Messi dhe as Neymar (Foto)
Besojeni ose jo, por mbreti i futbollit në driblim nuk luan në një skuadër të madhe. Sipas një studimi të CIES ai që e ka fituar këtë titull është në radhët e Middlesbrough dhe bëhet fjalë për Adama Traore.
Instituti i njohur zviceran publikoi listën e 100 futbollistëve që bëjnë më shumë driblime në fushën e lojës duke u bazuar edhe tek efektiviteti i teti tyre domethënë tek raporti mes numrit total të driblimeve me ata të suksesshëm.
Në këtë pikë, në bazë të këtyre përllogaritjeve, në vend të parë rezulton të jetë pikërisht Adam Traore, i cili lë pas në dy shkallët e tjera të podiumit futbollistin e Chelseat, Eden hazard dhe atë të Bastia, Allan Saint Maxim.

Adama Traore, Middlesbrough

Eden Hazard, Chelsea

Allan Saint Maximin, Bastia

Neymar Jnr, Barcelona

Wilfried Zaha, Crystal Palace

Lionel Messi, Barcelona

Moussa Dembele, Tottenham Hotspurs

Alexis Sanchez, Arsenal


Felipe Anderson. SS Lazio



