10 futbollistët që u blenë me ‘pare të ima’ dhe u shitën me shuma marramendëse
Aktualisht është në pikën më të nxehtë tregu i transferimeve të verës, me shumë blerje e shitje të kartonëve të lojtarëve që tashmë kanë ndodhur. Më i bujshmi, padyshim është Cristiano Ronaldo që për 100 milionë euro kaloi në Juventusin e Torinos, shkruan Periskopi.
Natyrisht, nuk ka të bëj gjithçka me kualitetet e lojtarëve në fushën e blertë. Tashmë, që futbolli është hiperkomercializuar, klubet shfrytëzojnë futbollistët për t’i shtuar fitimet e tyre financiare.
Këto janë 10 blerjet më të lira që u bënë nga klubet e ndryshme evropiane që më pas u kthyen në shitje marramendëse.
I pari që do të përmendim është Zinedine Zidane. Ai ishte blerë nga Juventus për vetëm 3 milionë e gjysmë, por kartoni i tij u shit nga “Zonja e Vjetër” për 77,50 milionë.
Riyad Mahrez u transferua këtë verë te Manchester City nga Leicester City për 67,80 milionë euro. Te Leicesteri, Mahrezi ishte transferuar për vetëm 500 mijë.
Edhe Thomas Lemar, futbollisti i Atletico Madridit që u transferua sivjet për 66 milionë ishte blerë fare lirë nga Monaco [prej Caen] për 4 milionë.
A e dini për sa ishte blerë Luis Figo nga Barcelona? Për vetëm 2 milionë e gjysmë. Ndërkohë, ishte shitur në Real Madrid për 60 milionë.
As Leite Kaka nuk kishte kushtuar shtrenjtë. AC Milan e kishte blerë për 8 milionë e 250 mijë euro nga Sao Paolo dhe e kishte shitur drejt Real Madridit për hiç më pak se 56,75 milionë.
Një tjetër është edhe Anthony Martial, i cili u ble nga Manchester United për 60 milionë ndërsa ishte blerë nga Monaco [prej Lyon] për vetëm 5 sosh.
Edhe Hernan Crespo ishte pikasur herët nga skautët e Parmës. Klubi që kishte bankrotuar disa herë, e që së fundi u rikthye në Premier Ligë, i kushtoi parmanëve veç 4,13 milionë ndërsa u shit në vitin e largët 2000 për 56,81.
John Stones, i cili i kushtoi Cityt një mal me para [55,60] ishte blerë nga Barnsley për vetëm 3 milionë. Pastaj, Jorginho që kaloi në Chelsea ishte blerë nga Napoli për vetëm 9,50 milionë [e u shit për 57]. Dhe të fundit që po e përmendim është portieri i Cityt, Ederson, i cili u transferua për vetëm 500 mijë nga Benfica, për t’u shitur për 40 milionë. /Periskopi



