10 lojtarët myslimanë të futbollit, shumë shqiptarë në mesin e tyre (Foto)
Një lutje para ndeshjes, gjunjëzimi në “sexhde” në nderim të Allahut – janë disa prej veprimeve që disa futbollistë nuk hezitojnë t’i bëjnë dhe që shpesh edhe publikisht ia kanë dedikuar suksesin “atij lart”, shkruan Telegrafi.
Në listën e lojtarëve që mund ta shikoni si më poshtë, natyrisht se ka edhe futbollistë shqiptarë, të cilët kryesisht janë muslimanë.

Nëse nuk e keni ditur, superylli i Manchester United, Paul Pogba është musliman i devotshëm. Ai kaloi nga Juventusi te United.

Demba Ba aktualisht luan për klubin kinez, Shanghai Shenhua.
Ish-ylli i Chelseat në profilin e tij në Instagram e ka mesazhin: Narakum fi jannah insha’Allah”. Njihet për bjerjet e tij në “sexhde”, sidomos pas eurogolit të realizuar i cili theu ligjet e fizikës, sa luante për Newcastle United.

Samir Nasri aktualisht është në huazim te Sevilla nga Manchester City. Ai iu bashkua “cizitizens” nga Arsenali në vitin 2011.

Mamadou Sakho aktualisht mbron ngjyrat e Liverpoolit. Mbrojtësi francez iu bashkua The Reds nga PSG në vitin 2013.

Mesut Ozil është superyll i Arsenalit – i cili njihet shumë edhe si musliman i devotshëm. Madje, ai kreu edhe një prej obligimeve kryesore, shkuarjen në Mekë.

S’ka si të mos jetë i pari Ribery kur njihet për veprimet e tij në mbrojtje të fesë.
Ai publikisht refuzoi të pinte birrë në një manifestim në nderë të Oktoberfest. Ky gjest i tij u vlerësua tej mase nga njerëz në botën islame, teksa atë e ka përkrahur edhe Xherdani, ani pse iniciator i kësaj nisme ishte vet Ribery.

Xherdan Shaqiri është musliman i devotshëm. Ai luan për Stoke Cityn aktualisht, prej ku kaloi nga Milani.

Adnani aktualisht luan për Sunderlandin në huazim nga Manchester United. Belgu është shumë i vlerësuar nga tifozët në Old Trafford edhe për dashurinë e tij ndaj fesë që e praktikon.

Një nga lojtarët më të devotshëm ndaj fesë është Shkodran Mustafi.
Ai iu bashkua Arsenalit nga Valencia në vitin 2016 dhe është startues te klubi nga Emirates.

Mbrojtësi i skuadrës gjermane Koln bëri bujë pak kohë më parë për dëshirën e tij për të mos reklamuar në veshjet e tij sportive të kombëtares brendin e Birra “Peja”, si një prej sponsorëve kryesorë të kombëtares. Një debat i madh u ngrit ma Mavraj, i cili u qëndroi prapa vullnetit të tij, teksa Birra Peja lansoi në treg birrën me 0 për qind alkool, për të respektuar edhe njerëzit si Mavraj. Ai vazhdon t’i qëndrojë prapa këtij ideali.



