10 vitet e fundit Barcelona – Real Madrid, ja cila ka fituar më shumë La Liga (FOTO)
Këtë vit është skuadra e Real Madrid ajo e cila e ka fituar titullin e La Ligës spanjolle.
Ishte sezoni 2011-12 hera e fundit kur skuadra mbretërore e kishte fituar titullin e ligës spanjolle shkruan Gazeta Blic.
Por nëse i shikojmë cila skuadër ka qenë dominuese në 10 vitet e fundit atëherë e kuptojmë që skuadra katalunase ka qenë shumë më e fortë se ajo madrilene.
Në 10 vitet e fundit “Blaugrana” e ka fituar titullin plotë 6 herë.. 2008-09, 2009-10, 2010-11, 2012-13, 2014-15, 2015-16.
Ndërkohë skuadra e Real Madrid në 10 vitet e fundit e ka fituar titullin vetëm 3 herë.. 2007-08,2011-12 dhe këtë vit 20016-17.




