100 euro për fëmijët dhe pensionistët, Miftaraj: Mënyrë e përsosur me ble vota
Ehat Miftaraj nga IDK ka reaguar pas vendimit të Albin Kurtit për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionisët një ditë pas zgjedhjeve, pra më 29 dhjetor.
Ai ka thënë se kjo është një mënyrë për të blerë vota.
“Albin Kurti dhe LVV e kane jete a vdekje me mbet ne pushtet, me çdo kusht perfshire permes vendimeve korruptive si ne rastin konkret.” – ka shkruar ai.
Postimi:
Qeverisje me duar te pastra nga Albin Kurti dhe LVV.
100 Euro per femije dhe pensionista. Menyre e persosur me ble vota. Nje ose dy vendime me nga nje faqe pa baze ligjore pa ndonje arsyetim te bazuar qe kushtojne mbi 100 milion Euro.
Albin Kurti dhe LVV e kane jete a vdekje me mbet ne pushtet, me çdo kusht perfshire permes vendimeve korruptive si ne rastin konkret.
Vuk Handanoviç dhe mafia energjetike pa pike dyshimi se jane shume shume te interesuar qe edhe pas 28 dhjetorit Kosova te qeveriset me duar te “pastra” qe ne kater vite shtese me pas qasje ne mbi 1 miliard Euro te buxhetit te Albin Kurtit.



