100 vjet BMW
Kompania gjermane Bayerische Motoren Werke (BMW) të hënën kremtoi 100 vjetorin e themelimit.
Me këtë rast, dje në orën 14:00 u ndalën të gjitha linjat e prodhimit në 30 fabrika të një nga prodhuesit më të mëdhenj të automobilave në botë, që të punësuarit të mund të përcjellnin kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të BMW më 7 mars të vitit 1916. Me mbi 2.000 mysafirë nga Gjermania dhe mbarë bota ky event u mbajt në Mynih.
BMW ka 116.000 të punësuar nga mbarë bota, ndërsa fabrika më e madhe e kësaj kompanie gjendet në Amerikë.
Qarkullimi vjetor i kësaj ndërmarrje është 80 miliardë euro. Pronarët e kompanisë janë motra dhe vëllai Susanne Klatten dhe Stefan Quandt.
Moto e kompanisë në gjuhën angleze është “The Ultimate Driving Machine”, ndërsa slogani gjerman është “Freude am Fahren”. Njëri nga tre personat më meritor për themelimin e kompanisë dhe drejtori i parë i përgjithshëm (nga viti 1922 deri në vitin 1942) ka qenë Francz Josef Popp.



