11 lojtarët që luajtën për Liverpool dhe Chelsea – cili klub mori më të mirën prej tyre (Foto)
Chelsea dhe Liverpool do të takohen të dielën në kuadër të Premier League
Ka shumë lojtarë që kanë luajtur për Liverpoolin dhe Chelsean, ndërsa më poshtë ua sjellim 11 më të mirët sipas ‘Squawka’, transmederin Periskopi.
Fernando Torres
Liverpool: 2007 deri 2011 (142 paraqitje)
Chelsea: 2011 deri 2015 (172 paraqitje)

Trofe te Liverpool: Asnjë
Trofe te Chelsea: FA Cup 2011/12; UEFA Champions League 2011/12; UEFA Europa League 2012/13
Te Liverpooli nuk kishte fituar asnjë trofe, por aty kishte vitet më të mira si futbollist duke qenë një vrasës para portës së kundërshtarit, derisa me kalimin te Chelsea karriera e tij filloi të pësonte rënie.
Nicolas Anelka
Liverpool: 2001 deri 2002 (22 paraqitje)
Chelsea: 2008 deri 2012 (184 paraqitje)

Trofe te Liverpool: Asnjë
Trofe te Chelsea: Premier League 2009/10; FA Cup 2008/09 and 2009/10; FA Community Shield 2009
Nicolas Anelka ishte një futbollist që ka ndërruar shumë klube, por kohën më të mirë e kaloi te Chelsea.
Joe Cole
Liverpool: 2010 deri 2013 (42 paraqitje)
Chelsea: 2003 deri 2010 (281 paraqitje)

Trofe te Liverpool: Asnjë
Trofe te Chelsea: Premier League 2004/05, 2005/06 and 2009/10; FA Cup 2006/07 and 2009/10; Football League Cup 2004/05; FA Community Shield 2005.
Joe Cole ishtë njëri nga anësorët më të mirë te Chelsea ku edhe kishte suksesin më të madh si futbollist. Te Liverpooi erdhi me shumë bujë, por nuk tregoi asgjë.
Yossi Benayoun
Liverpool: 2007 deri 2010 (134 paraqitje)
Chelsea: 2010 deri 2013 (24 paraqitje)

Trofe te Liverpool: Asnjë
Trofe te Chelsea: UEFA Europa League 2012–13
Liverpooli e transferoi Banayoun nga ëest Ham, ndërsa pas tri viteve të kaluara në ‘Anfield’ kaloi te Chelsea aty ku nuk është se tregoi paraqitje të mira aq sa tregoi tek ‘Të Kuqtë’.
Glen Johnson
Liverpool: 2009 deri 2015 (200 paraqitje)
Chelsea: 2003 deri 2007 (71 paraqitje)

Trofe te Liverpool: Football League Cup 2011/12
Trofe te Chelsea: Premier League 2004/05, Football League Cup 2004/05
Glen Johnson nuk u vlerësua nga Chelsea dhe kaloi te Portsmouth ku më pas transferohet në Liverpool, aty ku edhe kaloi vitet më të mira si futbollist.
Raul Meireles
Liverpool: 2010 deri 2012 (44 paraqitje)
Chelsea: 2011 deri 2013 (48 paraqitje)

Trofe te Liverpool: Football League Cup 2011/12
Trofe te Chelsea: FA Cup 2011/12, UEFA Champions League 2011/12.
Boudewijn Zenden
Liverpool: 2005 deri 2007 (49 paraqitje)
Chelsea: 2001 deri 2004 (59 paraqitje)

Trofe te Liverpool: UEFA Super Cup 2005, FA Community Shield 2006
Trofe te Chelsea: Asnjë
Mohamed Salah
Liverpool: 2017 vazhdon (49 paraqitje)
Chelsea: 2014 deri 2016 (19 paraqitje)

Trofe te Liverpool: Asnjë
Trofe te Chelsea: Asnjë
Mohamed Salah nuk pati aventurë të mirë te Chelsea, që e shiti atë tek Roma, ndërsa verën e kaluar u transferua në ‘Anfield’.
Egjiptiani që në sezonin e parë po shkëlqen me Liverpoolin derisa ka dërguar skuadrën në finale të Champions League.
Daniel Sturridge
Liverpool: 2013 deri present (133 paraqitje)
Chelsea: 2009 deri 2013 (96 paraqitje)

Trofe te Liverpool: Asnjë
Trofe te Chelsea: Premier League 2009/10; FA Cup 2009/10, 2011–12; UEFA Champions League 2011/12
Daniel Sturridge lëndimet ia pamundësuan një karrierë të suksesshme te Liverpooli. Sulmuesi anglez me Luis Suarezin kishin krijuar një dyshe të rrezikshme në sulm.
Victor Moses
Liverpool: 2013 deri 2014 (22 paraqitje)
Chelsea: 2012 vazhdon (119 paraqitje)

Trofe te Liverpool: Asnjë
Trofe te Chelsea: Premier League 2016/17, UEFA Europa League 2012/13
Fabio Borini
Liverpool: 2012 deri 2015 (38 paraqitje)
Chelsea: 2009 deri 2011 (8 paraqitje)

Trofe te Liverpool: Asnjë
Trofe te Chelsea: Asnjë
Fabio Borini nuk arriti që ta tregonte vetën as tek Liverpooli dhe as te Chelsea, por nëse llogarsimin kohën atëherë italiani kishte më shumë paraqitje me ‘Të Kuqtë’. /Periskopi/



