11 ndeshje, 12 trofe – portieri më i suksesshëm në histori të futbollit

11 ndeshje, 12 trofe – portieri më i suksesshëm në histori të futbollit

12 trofe në vetëm 11 ndeshje në më shumë se një dekadë te Benfica – Paulo Lopes mund të jetë portieri i zgjedhjes së tretë më i suksesshëm i të të gjitha kohërave.

Statistikat e çuditshme dolën në pah kur portugezi u pensionua në korrik, pas një karriere 21 vjeçare, transmeton Periskopi.

“Po, statistikat janë të sakta”, tregon 40-vjeçari për BBC Sport, duke shtuar me shaka: “Unë kam lindur për të fituar”.

Robert Green në Chelsea, Richard Wright në Manchester City, Lee Grant në Manchester United janë portierët e tretë në skuadrat e mëdha angleze, por asnjë nuk ka fituar më shumë se sa Lopes.Paulo LopesPaulo LopesJulio Cesar, Bruno Varela and Paulo Lopes

”Ndihem i lumtur duke pasur këto momente përgjatë karrierës sime”, thotë Lopes. “Ato janë pjesë e arritjeve të mia dhe tregojnë momente të rëndësishme dhe të veçanta të karrierës sime”.

Lopes luajti për ekipin e të rinjve të Benfica, por kurrë nuk bëri një paraqitje për ekipin e parë para se të largohej në vitin 2002.

Ai kaloi dekadën e ardhshme duke alternuar në dy ekipe në Portugali, duke bërë më shumë se 200 paraqitje dhe duke ndihmuar Trofense dhe Feirense të arrijnë promovimin në Primeira Liga, përcjell Periskopi.

Pastaj, në moshën 34 vjeçare, erdhi thirrja për t’u ribashkuar me Benficën në vitin 2012.

“Mendova se ishte një shaka”, thotë Lopes, duke kujtuar një telefonatë me drejtorin e Benfica dhe legjendën portugeze Rui Costa.

Lopes më në fund bëri debutimin e tij për Benfica më 8 tetor 2012, ku gjatë atij sezoni luajti pesë ndeshje. Kjo shifër ka rënë gjatë sezoneve të ardhshme, edhe pse ai luajti në Ligën e Kampionëve kundër Zenit St Petersburg në 2014.

”Ishte një kënaqësi e madhe për t’u kthyer në Benfica. Ishte njohja e punës sime si një portier gjatë gjithë karrierës sime dhe i vlerësimit tim si profesionist i futbollit. Ka pak lojtarë të zgjedhur për të përfaqësuar Benficën”, vazhdoi ai.

Në një dekadë tek Benfica, ai ishte prapa portierëve si Ederson, tani në Manchester City, ish-portierin e Brazilit dhe Interit, Julio Cesar, dhe atë të Atletico Madridit Jan Oblak.

Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi katër sezone rradhazi Primeira Liga nga viti 2014 deri në 2017, plus dy kupat portugeze (Taca de Portugal), tre Kupat e Ligës (Taca da Liga) dhe tre Supertaca Candido de Oliveira (Superkupë).

Tashmë, ai punon si trajner i portierëve për Benfica U23. /Periskopi/Paulo Lopes

 

Shpërndaje në: