116 pikë për një ndeshje, thyhet rekordi i basketbollistit kosovar

116 pikë për një ndeshje, thyhet rekordi i basketbollistit kosovar

Granit Rugova që disa vite e mbante rekordin për shënimin e më shumë pikëve në një ndeshje në basketbollin kosovar.

Rugova kishte shënuar 110 pikë për Prishtinën në përballjen ndaj Mitrovicës.

Por, ky rekord është thyer sot nga një basketbolliste.

Basketbollistja e Prishtinës, Marigona Rushiti ka arritur që të shënojë 116 pikë në ndeshjen e sotme ndaj KB Vushtrrisë. 126-31 ishte rezultati i fitores bindëse të Prishtinës në këtë përballje./Periskopi/

Shpërndaje në: