116 vota diferencë, ky është rezultati i zgjedhjeve për Faton Pecin e Arian Tahirin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për Mitrovicën e Jugut, duke konfirmuar një garë tejet të ngushtë mes dy kandidatëve kryesorë.
Sipas të dhënave nga 100% e votave të numëruara, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, prin me 47.96%, që përkthehet në 15,745 vota. Menjëherë pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, me 47.60%, apo 15,629 vota – një diferencë minimale prej vetëm 116 votash.
Në vendin e tretë është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Plakolli, me 3.7% ose 1,217 vota.
Kësisoj, Mitrovica e Jugut do të shkojë në balotazh më 9 nëntor, ku përballja për drejtimin e komunës do të zhvillohet mes Faton Pecit (VV) dhe Arian Tahirit (PDK).
Një garë që pritet të jetë ndër më të ngushtat në këto zgjedhje komunale.



