12 tifozë u arrestuan mbrëmë në ndeshjen Prishtina – Drita, dëmtuan stadiumin
12 tifozë janë arrestuar në ndeshjen e mbrëmshme në mes Prishtinës dhe Dritës.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre të mitur. Lajmi është konfirmuar nga kryeprokurori i Prishtinës Ymer Beka. Sipas tij, ata janë arrestuar për dëmtim të pronës dhe gjuajtjen e fishekzjarrëve.




