12 ton çokollatë derdhen në autostradë (Foto)

12 ton çokollatë derdhen në autostradë (Foto)

 

Shoferët në Polandën perëndimore janë zënë në një situatë të pazakontë, pasi një kamion që po barte plot 12 tonë çokollatë të lëngshme u përmbys në autostradë.

Katër krosi të rrugës u mbushën përplot me çokolatë, pasi kamioni goditi pengesën rrugore dhe u përmbys.

Shoferi mbeti me lëndime të lehta.

“Rruga ishte e mbuluar me një shtresë çokollate, rreth pesë centimetra të trashë, e cila filloi të forcohej dhe dukej sikur kishte një çokollatë të madhe në rrugë”, tha zëvendësshefi i zjarrfikësve, Bogdan Kowalski.

Shpërndaje në: