15 herë kandidat – Cristiano Ronaldo lojtari i parë në botë
Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo ka vazhduar me rekordet e tij personale.
Pavarësisht që nuk po gjendet në një situatë jo të mirë në jetën private, shkëlqimi i tij në fushë vazhdon të mbetet i njëjti, transmeton Periskopi.
Kësisoji 33-vjeçari është bërë lojtari i parë që kandidon për 15 vite rresht për ta fituar Topin e Artë.

Pas publikimit të listës nga France Football, Ronaldo do jetë një nga favoritët për ta rrëmbyer çmimin e më të mirit.
Sulmuesi portugez është pesë herë fitues i Topit të Artë, aq sa ka edhe rivali i tij Leo Messi./Periskopi/



