15 momentet që ju ndoshta i keni harruar që kanë ndodhur këtë edicion në Champions League (Foto)
Champions League na ka dhuruar shumë momente interesante, derisa në finale arritën Real Madridi dhe Liverpooli
Finalja e madhe është vetëm një ditë larg, ndërsa më poshtë ua sjellim 15 momentet që ju ndoshta i keni harruar që kanë ndodhur gjatë këtij edicioni të Champions League, shkruan Periskopi.
15. Tregolëshi i Layvin Kurzawa

PSG e mposhti Anderlechtin me rezultat 5:0, në këtë takim kishte shënuar tregolësh Kurzaëa, i cili hyri në histori si mbrojtësi i parë që shënon tregolësh në Champions League.
14. Monaco përfundoi në vendin e fundit në Grupin G
Në edicionin e kaluar Monaco arriti në gjysmëfinale të Champions League, por këtë sezon përfundoi në fund të Grupit G.
13. Tottneham mposhti për herë të parë në histori Real Madridin

Tottenham e mposhti Real Madridin me rezultat 3:1 në ‘ëembley’ dhe kjo ishte hera e parë që skuadra angleze e ka arritur ndaj ‘Los Blancos’.
12. Atmosfera e krijuar nga tifozët e Besiktasit që ‘shurdhoi’ Timo Werner

Timo Werner u zëvendësua pas vetëm 32 minutave te Leipzig në ndeshjen e luajtur në Turqi ndaj Besiktasit.
Sulmuesi gjerman nuk mund ta duronte zhurmën e krijuar nga tifozët turq dhe kërkoi zëvendësim qysh në minutën e 32-të.
11. Paulo Fonseca u vesh si Zorro

Paulo Fonseca, trajneri i Shakhtar Dontesk është një që e mban fjalën.
Ai kishte thënë se nëse skaudra e tij kualifikohet në 1/16 atëherë do të vishej si Zorro, dhe ai e mbajti fjalën.
10. Mbrëmja e keqe e Mile Svilar kundër Manchester United

Mile Svilar u bë portieri më i ri që është paraqitur në Champions League.
18-vjeçari nuk kishte një mbrëmje shumë të mirë pasi pësoi një gol të lehtë nga gjuajtja e lirë.
9. Chelsea e njoftoi me humbjen e parë Atletico Madridin në ‘Wanda Metropolitana’
Atletico Madrid e nisi edicionin me stadium të ri, por që shumë shpejt u njoftua me humbjen e parë.
Chelsea fitoi me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.
8. Basel mposhti dy skuadrat e Mançesterit.

Gjiganti zvicran mposhti Manchester Unitedin 1:0 në fazën e grupeve, ndërsa Man Cityn e mposhti në 1/16 me rezulat 2:1 në ‘Etihad’, por Basel u eliminua pasi humbi në ndeshjen e parë 4:0.
7. Harry Kane shkroi historinë në Champions League
Harry Kane shënoi nëntë gola me Tottenhamin këtë edicion në Champions Leauge.
Sulmuesi anglez u bë lojtari i parë që arrin nëntë gola në nëntë ndeshjet e tij të para në Champions League.
6. Rekordi i Roberto Firminos

Roberto Firmino ka shënuar 10 gola me Liverpoolin në 11 paraqitjet e tij të para Champions League.
Ai u bë futbollisti më i shpejtë që arrin t’i shënojë 10 gola në Champions.
5. Lionel Messi shënoi golin e 100-të në Champions League

Lionel Messi arriti shifrën e 100 golave në ndeshjen ndaj Chelseat.
‘Pleshti’ 100 gola në Champions League i ka shënuar pas 123 paraqitjeve.
4. Tregolëshi i Sadio Mane
Sadio Mane shënoi tregolësh ndaj Portos dhe kështu u bë vetëm lojtari i katërt që shënon tregolësh për Liverpoolin në Champions Legaue.
Ai i bashkohet lojtarëve si Michael Oëen, Yossi Benayoun dhe Philippe Cotuinho të cilët kanë shënuar gjithashtu tregolësh për ‘Të Kuqtë’.
3. Pritja e pabesueshme e David de Geas
David de Gea bëri pritjen më të mirë të sezonit në Champions League kundër Sevillas në 1/16.
Portieri spanjoll e priti një goditje të fuqishme me kokë të Luis Muriel nga afërsia.
2. Anthony Ralston kundër Neymar
Adoleshenti i Celtic, Anthony Ralston kishte duele te shumta me Neymar, derisa braziliani ishte gati të pësonte lendim shkaku i ndërhyrjeve të tij.
1. Ronaldo realizon paraqitjen e 136-të në Champions League
Cristiano Ronaldo shënoi një rekord të ri me paraqitjen e tij ndaj APOEL Nicosia në shtator të vitit të kaluar.
Portugezi realizoi paraqitjen e tij të 136-të në garën më prestigjioze për klube.
33-vjeçari e ka fituar katër herë trofeun e Champions League, derisa mund ta fitojë të pestin në rast se Reali mposhtë Liverpoolin të shtunën në finale. /Periskopi/




