15 të lënduar pasi një teleferik në San Francisko ndalet papritur

15 të lënduar pasi një teleferik në San Francisko ndalet papritur

15 persona u lënduan kur një teleferik në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikws u ndal papritur të hënën pasdite.

Ata pësuan lëndime që varionin nga të lehta deri në të moderuara, postoi Departamenti i Zjarrfikësve të San Franciskos në mediat sociale.

Dy prej tyre u dërguan menjëherë në spitale dhe 11 të tjerë u trajtuan për atë që departamenti e përshkroi si “dhimbje dhe dhembje të lehta”.

Agjencia e Transportit Bashkiak të San Franciskos, e cila drejton teleferikët, tha se po hetonte në mënyrë aktive incidentin dhe nuk dha asnjë arsye për ndalimin.

Teleferikët janë një atraksion i madh turistik dhe u përjetësuan në një këngë të Tony Bennett për lënien e zemrës së tij në San Francisko. Pasagjerët në teleferikë nuk mbajnë rripa sigurie dhe shpesh varen nga vagonë, të cilët janë pjesërisht në ajër të hapur.

Teleferikët filluan të funksiononin për herë të parë në San Francisko në vitet 1870 dhe u caktuan si një Monument Historik Kombëtar në vitet 1960. Sot ka tre linja teleferiku në qytet, raporton Associated Press.

“Siguria për pasagjerët tanë në të gjitha automjetet Muni vazhdon të jetë përparësia jonë kryesore. Ne do të kryejmë një shqyrtim të plotë të detajeve të incidentit për të siguruar sigurinë e vazhdueshme në teleferikë”, tha SFMTA në një deklaratë.

Shpërndaje në: