16-vjeçarja në Tiranë vetëdëmtohet me thikë, godet edhe punonjësen e policisë

16-vjeçarja në Tiranë vetëdëmtohet me thikë, godet edhe punonjësen e policisë

Një vajzë 16-vjeçare është përndjekur nga dy persona në Tiranë.

Në komisariatin nr.5 ka nisur hetimi për shtetasin J. Ll., i cili aktualisht ndodhet i shoqëruar, ndërsa materialet për rastin e 16-vjeçares janë referuar në Prokurori.

Sipas policisë, shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë me mjet prerës dhe ka goditur punonjësen e Policisë gjatë deklarimit për rastin.

“Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Shpërndaje në: