18 milionë euro humbje për Interin

18 milionë euro humbje për Interin

Në mbledhjen e fundit të aksionarëve të Interit është raportuar për humbje deri në 18 milionë euro, sa i përket sezonit të kaluar deri më datën 30 qershor.

Krahasuar me vitin e kaluar, humbjet e Zikaltërve janë zvogëluar 6 herë më pak.

Shpenzimet për infrastrukturën dhe sektorin e të rinjve janë përfshirë, ku Interi duhet të t’i bëjë llogaritë pa këto shpenzime.

Megjithatë drejtuesit e Inter duhet të kënaqen me këto shifra, pasi më herët ata punonin vetëm me humbje.

Në mbledhjen e ardhshme që mbahet me 26 tetor do njoftohet edhe presidenti i ri, që do të jetë Steven Zhang në vend të Erick Thohir./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: