Vdes në QKUK i aksidentuari në fshatin Llugë të Podujevës
Një person ka ndërruar jetë të shtunën në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, si pasojë e plagëve të marra nga një aksident që kishte ndodhur më 5 prill në fshatin Llugë të Podujevës.
Sipas raportit të policisë, “lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK. me 11.06.2026 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku”.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.



