19 dhe 20 vjeçari zhvilluan gara shpejtësie, Policia e dënon njërin me 1 mijë euro e tjetrin 500

19 dhe 20 vjeçari zhvilluan gara shpejtësie, Policia e dënon njërin me 1 mijë euro e tjetrin 500

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndalur dy shoferë që po zhvillon gara shpejtësie në Shtime.

Shoferi me inicialet E.B. (19 vjeç), me leje të drejtimit të huaj, është dënuar me gjobë prej 1000 euro.

Shoferi tjetër, A.B. (20 vjeç), është dënuar me gjobë prej 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 12 muaj.

“Njësia e patrullës së stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit rutinor, ka hasur në dy automjete që po zhvillonin gara shpejtësie, duke rrezikuar sigurinë publike. Rasti ka ndodhur më 20.07.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, ku janë ndaluar dy shoferë që po drejtonin automjetet me shpejtësi të tejkaluar dhe nuk i ishin bindur shenjës së ndalimit të zyrtarëve policorë. Të dy shoferët janë ndaluar dhe ndaj tyre janë marrë masa për shkelje të rëndë të ligjit”, njofton Policia.

Shpërndaje në: