A ndjehet në faj Isa Mustafa për ndryshimin e Vjosa Osmanit?

A ndjehet në faj Isa Mustafa për ndryshimin e Vjosa Osmanit?

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se e ndjen pak barrën e fajit që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka evoluar jashtë LDK-së.

“Her pak her shumë” ka thënë Mustafa mbrëmë në Pressing, transmeton Periskopi.

Ai thotë se ka bashkëpunuar mirë me Vjosa Osmani derisa bashkë ishin pjesë e LDK-së.

“Edhe në kohën kur jemi anëtarësuar në Partinë Popullore DEvropiane kemi punuar bashkë në implementimin e të gjitha kritereve që ata kërkonin prej nesh. Ajo ishte kohë kur është punuar shumë në LDK”, tha Mustafa.

Por pastaj, sipas tij Osmani ka nisur t’i kundërshtojë qëndrimet e LDK-së.

“Prej vitit 2015 e këndej, sidomos në kohën e Demarkacionit. Por ne nuk kemi marrë masa, sepse në LDK gjithmonë kemi zhvilluar njëfarë sjellje e cila nuk i përjashton njerëzit, nuk i largon njerëzit nga partia, por i lë në qoftë se do të vazhdojë le të vazhdojë, në qoftë se jo le ta gjejë vet rrugën”, ka thënë mbrëmë Mustafa./Periskopi/

Shpërndaje në: