Djali i axhës së 28 vjeçares së vrarë në Gjermani, tregon se si ish-burri e mashtroi viktimën për të dalë në parking

Djali i axhës së 28 vjeçares së vrarë në Gjermani, tregon se si ish-burri e mashtroi viktimën për të dalë në parking

Një rast tragjik ka ndodhur të shtunën në një familje kosovare në Gjermani. Jetmira Beka u privua nga jeta në moshën 28-vjeçare nga ish-burri i saj, të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë.

Periskopi ka vizituar nga afër familjarët e viktimës në Kosovë, ku ka pasur rastin të bisedojë me djalin e axhës së të ndjerës, Fidan Beka.

Z. Beka tregoi për Periskopin se si ish-burri i viktimës e ka mashtruar për të dalë në parking e për ta vrarë më pasë me thikë.

“Jetmira i ka lënë pas tre fëmijë. Ditën që u vra, ka pasë me u taku me ish-burrin e vet në parking të një marketi me i marrë fëmijët. Ai e ka mashtru, fëmijët nuk ia ka qitë”, deklaroi Beka.

Ai tutje deklaroi se 28-vjeçarja i kishte tre muaj që ishte ndarë me burrin e saj 37-vjeç dhe se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Familjari i viktimës deklaroi për Periskopin se në momentet kritike, Jetmire Beka, ishte me motrën e saj, ku e njëjta ka pësuar lëndime në dorë.

“Plagë në krah ka marrë, është jashtë rrezikut për jetën”, pohoi ai.

37-vjeçari ndodhet në paraburgim, ndërsa mediat e huaja kanë raportuar se as prokuroria atje nuk ka dhënë shumë detaje për rastin.

Sipas prokurorit, gruaja vdiq në vend, në parkingun ku u sulmua të shtunën rreth orës 19:00.

Prokuroria është duke e hetuar rastin, ndërsa burri akuzohet për vrasje. /Periskopi/

Shpërndaje në: