Juventusi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Pisas, Zhegrova nis nga banka rezervë
Juventusi ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e fundit të vitit 2025, e cila zhvillohet këtë pasdite ndaj Pisas në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A, në Arena Garibaldi.
Trajneri ka vendosur për këtë përballje një formacion startues me lojtarët:
Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Locatelli, Thuram, Koopmeiners; Yildiz, McKennie, Openda, raporton express, transmeton Periskopi.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Zhegrova, do të nisë nga banka e rezervëve, duke pritur mundësinë për të hyrë në lojë gjatë ndeshjes.
Ky takim shënon për Juventusin përfundimin e vitit dhe skuadra synon të mbyllë me fitore një fazë të rëndësishme të sezonit. /Periskopi/



