Muharremi: Erdhi dita që VV të negociojë fshehtas me Serbinë

Muharremi: Erdhi dita që VV të negociojë fshehtas me Serbinë

Analisti politik, Shenoll Muharremi, thotë se erdhi dita që Albin Kurti dhe LVV të negociojnë marrëveshje fshehtas me Serbinë.

Tutje ai thekson se saktësisht këto gjëra që ata me vite i kanë akuzu të tjerët si tradhtarë, sot po i bëjnë vetë.

Muharremi thotë se LVV dhe Albin Kurti i kanë shkelur pothuajse të gjitha parimet dhe premtimet që i kanë bërë.

Postimi i plotë:

Dmth erdhi dita që Albin Kurti dhe LVV të negociojnë marrëveshje fshehtas me Serbinë, larg syve të publikut, dhe të bëjnë edhe koncesione në dialog për serbët?
Janë saktësisht këto gjëra që ata me vite i kanë akuzu të tjerët si tradhtarë, sot po i bëjnë vetë.

Së paku kërkoni falje qytetarëve dhe popullit për gjithë spektaklin politik që e keni bërë për vite të tëra. E pasket pas krejt për pushtet! Nuk paska qenë kauzë..

Dhe mos ta harrojmë edhe një fakt tjetër. Nuk është vetëm dialogu me Serbinë, por edhe kapja e bordeve publike dhe institucioneve, tenderët njëburimor e gjithashtu edhe abuzimet me buxhetin e shtetit për qëllime zgjedhore.

LVV dhe Albin Kurti i kanë shkelur pothuajse të gjitha parimet dhe premtimet që i kanë bërë. Sot nuk duken asgjë më shumë se një parti e Ballkanit e një qeveri që ka shkelur gjithçka që ka premtuar.

Ironia më e madhe është se sot po duken edhe më keq se ata që i kanë kritikuar, sepse me vite kanë premtuar dhe kanë luftuar pikërisht kundër këtyre fenomeneve.

Sot, po bëjnë të njëjtën gjë, por po duket edhe më keq!

Shpërndaje në: