Murgesha italiane vrapon t’i ndajë dy modelet që po pothueshin për një revistë

Murgesha italiane vrapon t’i ndajë dy modelet që po pothueshin për një revistë

Ky është momenti kur një murgeshë e frustruar ndau dy modele teksa ato po putheshin për një revistë në Itali.

Murgesha e paidentifikuar- e veshur në rrobat e saj të zakonshme- u nervozua teksa kaloi pranë modeleve Serena de Ferrari dhe Briton Kyshan Wilson duke pozuar në rrugët e Napolit, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Duke i larguar prej njëra-tjetrës teksa vajzat po i afronon buzët, murgesha bërtiti: “Çfarë po bëni? Kjo është punë e dreqit”.

Dy vajzat që gjithashtu janë të njohura për emisionin Mare Fouri ishin duke pozuar për revistën Not Yet.

Make-up artisja, Roberta Mastalia, që ishte e pranishme në set, tha: “Ne ishim në një lokacion në Napoli, në një rrugicë të ngushtë me dy modelet kur papritur kaloi murgesha”.

“Ajo na pyeti nëse kemi qenë në Meshë atë ditë dhe kur ne i thamë ‘Jo’, ajo filloi t’i fajësonte të rinjtë për shpërthimin e koronavirusit dhe pastaj ajo i pa modelet teksa po pozonin në një pozitë që dukeshin afër të putheshin dhe kjo ishte atëherë kur ajo vrapoi për t’i ndarë ato”. /Periskopi/

Shpërndaje në: