Qeveria “veshët n’lesh”, veç një muaj rezistencë për çmimin e vajit

Qeveria “veshët n’lesh”, veç një muaj rezistencë për çmimin e vajit

Çmimi i vajit ushqimor në tregun e Kosovës është më i shtrenjti në gjithë botën, kishte thënë kryeministri, Albin Kurti para një muaji, kur inspektoi fabrikën e vetme në Kosovë të përpunimit të vajit “Floil”, pas rritjes së çmimit të një litre mbi 3 euro.

Më 10 Mars, një litër vaj është shitur mbi 3 euro – nga më pak se 2.00 euro sa ka qenë. Lidhur më këtë çmim reaguan shoqeria civile dhe qytetarët. Pas reagimit u aktivizuan mekanizmat e shëtit, duke gjobitur disa operator, e duke detyruar kompanitë të kthejnë çmimin siç ka qenë, në rreth 2 euro. Rritjen e çmimit të vajit Kurti e kishte cilësuar artificial dhe të paarsyeshëm.

“Kjo ka të bëjë me njerëzit që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore dhe jo nga gjendja reale në vendin tonë”, kishte thënë ai, pas vizitës në fabrikën e përpunimit të vajit “Floil” në komunën e Gjilanit.

Kurti kishte thënë se nuk ka nevojë për panik, pasi vaj ushqimor për qytetarët e Kosovës ka edhe për një muaj.

Kishtë thënë se Qeveria do të angazhohet për bashkëpunim me shtete partnere që të sjellin lëndën e parë për ripërpunim të vajit.

Gjobat e as vizita e Kutit nuk po kryen punë, çmimi i vajit ka arritur përsëri në 3 euro një litër. Vetëm “Floil” është më i liri sot në treg, në disa markete 2.95 euro e në disa 2.8 euro. Pronari i kësaj fabrike kishte premtuar se nuk do ta ngritë çmimin.

Madje, rritja e çmimit të vajit erdhi edhe përkundër masave të qeverisë për të ndalur ekspertin e vajit. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: