2-vjeçarja bie nga ballkoni, e presin kalimtarët (VIDEO)
Ky është momenti i mrekullueshëm ky një grup kalimtarësh heronj presin në krah një vajzë të vogël 2- vjeçare e cila u rrëzua nga ballkoni i banesës së saj.
Ngjarja është shënuar në Turqi, ku vogëlushja Elif Cakmak e cila ndodhej e vetme në banesë, ishte ngjitur në parmakun e ballkonit, ku po luante e shkujdesur. Kalimtarët që kalonin në rrugën poshtë saj e vunë re vogëlushen dhe u mblodhën bashkë, duke ngritur krahët dhe duke e kapur në momentin që 2-vjeçarja u rrëzua nga lartësia, duke i shpëtuar jetën.
https://www.youtube.com/watch?v=eR9Daxw-pW8



