20 minuta lojë: Brazili jo aq i fortë përballë Serbisë

20 minuta lojë: Brazili jo aq i fortë përballë Serbisë

Kombëtarja e Brazilit po luan kundër Serbisë në ndeshjen që po zhvillohet në Spartak Stadium, shkruan Periskopi.

Ende është herët në ndeshje, por ka pasur zhvillime mjaft domethënëse. Mbrojtësi i Real Madridit Marcelo Vieira është zëvendësuar me mbrojtësin e Atletico Madridit, Filipe Luis.

Deri më tash, posedimi i takon Brazilit, dhe Neymar duket në disponim por nuk po arrin që të bëj shumë përballë një Serbie mjaft mirë të organizuar në fazën e mbrojtjes. Serbët po presin që nga kundërzbritjet të dënojnë skuadrën e drejtuar nga Tite.

Me rezultatet momentale, kalojnë tutje Zvicra dhe Brazili. /Periskopi

Shpërndaje në: