Getoar Selimi prishet me shokun e ngushtë (Foto)
Gjatë natës së kaluar menaxheri i Baba Stars i dha fund beqarisë bashkë me Adea Muharremin me një dasmë të realizuar në përpikëri për secilin detaj.
Dasma në fjalë mblodhi shumë miq e më së shumti ata nga estrada shqiptare.
Përpos detajeve të realizimit të dasmës, atmosferës dhe gjithçka tjetër u vërejt edhe një detaj, transmeton Indeks.
Tash e disa kohë është komentuar një “prishje” e mundshme në mes raporteve të GhettoGeasy-it dhe Agon Amigës, e nata e kaluar shton edhe më tepër dyshimet.
Përpos që nuk u panë në asnjë fotografi së bashku, Geti mungoj edhe në fotografinë që bënë Amiga, Skivi dhe Onati.
Nuk dihet se çfarë saktësisht se çfarë po ndodhë me raportin e anëtarëve të Baba Stars por ata ishin të gjithë të ftuarit e kësaj dasme.




