Emanuel Demaj, zëvendësministri i ri i Punëve të Jashtme
Me vendim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Emanuel Demaj emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton kumtesa nga PSHDK.
Emanuel Demaj është sekretar i Përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane.
Kjo parti në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte në koalicion me PDK-në.



