“Nëse Vettel dëshiron ta dëshmoj që është burrë, le të dal jashtë veturës dhe të përballet”
Gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit është ndërprerë prej më shumë se 15 minutash për shkak të aksidenteve të shumta, por vëmendja mbetet te përplasja në pistë e Sebastian Vettel (Ferrari) dhe Lewis Hamilton (Mercedes).
Nën regjimin e makinës së sigurisë, piloti britanik goditet nga pas nga rivali gjerman, që nuk e priste atë ulje drastike të shpejtësisë së pilotit të Mercedes.
Dhe, për të kërkuar “sqarime”, Vettel e godet sërish Hamilton në pistë me makinën e tij, duke ngritur dhe dorën për të kërkuar një shpjegim për këtë veprim të britanikut.
“Eshtë një turp. Une mendoj se ai e ka turpëruar veten sot” tha Hamilton.
Kur gazetari i tha që Vettel ka thënë se loja për burrat, ai u përgjigj: ‘Nëse doni për të treguar që ai është burrë, une mendoj se ai duhej të dilte jashtë veturës dhe të përballemi fytyrë me fytyrë” .
Ai poashtu shtoi: Imagjinoni të gjithë fëmijët që e shohin F1 dhe shohin atë veprim nga një pilot i cili ka qenë një kampion bote katër herë, unë mendoj se kjo i thotë të gjitha” përfundoi Hamilton.



