28 nëntori: Djali i Fadil Fazliut, me mesazh për babanë e tij i cili gjendet në Hagë
Urime 28 Nëntori, babloki ynë Fadil Fazliu!
Në këtë ditë të shenjtë për kombin, teksa flamuri i kuq e zi valon krenar, ti dhe shokët e idealit po qëndroni me dinjitet para padrejtësisë në burgun e Hagës.
Ju, që ia dhatë zemrën lirisë së shqiptarit, sot jeni dëshmia më e pastër e sakrificës dhe e besës. Krenari e përjetshme për të gjithë ata që luftuan për lirinë e shqiptarëve.
Besojmë fort se nëntorët e ardhshëm do t’i festojmë bashkërisht me ju, me zemrat dhe duart e bashkuara nën flamurin kuqezi. Liri dhe drejtësi për gjithë çlirimtarët!



