2Po2 tregon detaje të pazbuluara për albumin e ri dhe duetin me Unikkatilin
Reperi veteran i skenës, 2Po2 ka qenë i ftuar në Top Channel ku ka folur rreth shumë gjërave.
Besniku i njohur si 2Po2 ka treguar se albumi i tij ka përfunduar dhe së shpejti do të dalë në shitje.
Reperi konfirmoi titullin e këngës së re me Unikkatilin, e cila titullohet “Kryt Nalt”.
Reperi ka publikuar çdo muaj nga një këngë, e cila është shndërruar në hit dhe goditja me Unikkatilin pritet të jetë e fuqishme. /Telegrafi/



