2Ton me kopjim apo i inspiruar nga Tupac?! (Video)

2Ton me kopjim apo i inspiruar nga Tupac?! (Video)

 

Një këngë mjaft e këndshme për t’u dëgjuar, me një vidoeklip mirë të kompletuar.

Por ajo që bie mirë ne veshin e secilit është ngjashmëria e fillimit të kësaj kënge me një nga këngët më të dëgjuar ndër shumë vite.

“All I need in this life of sin”, është pjesë e tekstit të reperit Tupac, në këngën e tij ‘Me and My girlfriend’ e që 2ton me të njëjtin ritëm e fillon këngën e tij vetëm duke e ndryshuar paksa fjalinë ‘All I need in this life to save’, shkruan Indeksonline.

Sigurisht se kjo gjë ka qenë një inspirim i radhës për reperin 2ton nga legjenda e repit, Tupac e që këta të dy nuk kanë pothuajse aspak të ngjashëm llojin e muzikës që bëjnë.

Ndryshe kënga ‘Bashkë’ është duke ecur mjaft mirë me klikime kështu duke arritur në 894 mijë klikime në kanalin Youtube./Indeksonline/

Shpërndaje në: