31 vjet burg më pak për të akuzuarit në rastin “Badovci”

31 vjet burg më pak për të akuzuarit në rastin “Badovci”

Tetëmbëdhjetë vjet burgim do t`i vuajnë pesë të akuzuarit për terrorizëm, të cilët u arrestuan dy vjet më parë te Liqeni i Badovcit.

Gjykata Themelore e Prishtinës këtë të mërkurë ka përfunduar rigjykimin kundër tyre, duke i shpallur të pestit fajtorë, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, ndryshe prej herës së parë, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Enis Latifi dhe Fehmi Musa do t`i vuajnë 31 vjet burgim më pak.

Uljen e dënimit gjykata e ka arsyetuar me ricilësimin e veprës penale. Derisa Prokuroria i ka akuzuar për veprën penale: përgatitje e veprave terroriste, gjykata i ka gjetur fajtorë për shtytje në kryerjen e veprave të terrorizmit në tentativë.

Shpërndaje në: