32 vjeçari Honda menaxhon kombëtaren aziatike ndërsa luan futboll në kontinent tjetër

32 vjeçari Honda menaxhon kombëtaren aziatike ndërsa luan futboll në kontinent tjetër

Ish ylli i kombëtares japoneze, Keisuke Honda që dikur kishte bërë karrierë të pasur në Evropë, para disa muajsh ka pranuar të bëhet trajner i kombëtares së Kamboxhas në futboll, madje pa pagesë.

Honda kishte luajtur edhe për Milanin e CSKA-në e Moskës, duke u dorëzuar shumë herët në karrierën e tij në futbollin më të mirë në botë. Tashmë, ai luan për Melbourne Victory në Australi.

Ndeshjen e tij të parë si menaxher i Kamboxhas, Honda e pati kundër Malajzisë, e të cilën e humbi me rezultat 3 me 1.

Kamboxha nuk ka asnjë lojtar të njohur në formacion, madje vendi është ndër më të varfërit në botë, që e shtyri Hondan të pranonte me gjenerozitet ofertën e tyre duke mos u paguar. Honda është veç 32 vjeçar. Kamboxha rënditet e 170-a në Botë.

“Dua ta promovoj këtë vend në botën e jashtme” thuhet të ketë thënë ylli japonez. /Periskopi

Shpërndaje në: