Dramë në Bernabeu

Dramë në Bernabeu

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sonte u zhvilluan nëntë ndeshje në këtë garë, ku nuk munguan befasitë.

Fillimisht e nisim me sfidën dramatike ndërmjet Real Madridit dhe Sporting Lisbonës, ku madrilenët arritën që krejt në fund të ndeshjes të pëmbysin rezultatin dhe të shënojnë fitore 2:1.

Ishin mysafirët ata që avancuan të parët me golin e Bruno Cesar në minutën e 48, ndërsa rezultatin e barazoi superylli i Realit, Cristiano Ronaldo, në minutën e 89.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte baraz, në skenë doli i inkuadruari në pjesën e dytë, Alvaro Morata, i cili shënoi golin e fitores në kohën shtesë.

Befasi sa i përket rezultatit është ndeshja pa gola ndërmjet Juventusit dhe Sevillas, e cila përfundoi 0:0.

Bardhezinjtë nuk arritën të shënojnë fitore në shtëpi përballë një skuadre e cila po kalon formë të mirë në përgjithësi.

Në anën tjetër, Manchester City i Pep Guardiolas ka shënuar një fitore të thellë 4:0 përballë skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach.

Tre golat e parë i shënoi ylli argjentinas Sergio Aguero, ndërsa golin e fundit e shënoi talenti Kelechi Ihenacho.

Edhe Borussia Dortmund shënoi fitore të thellë prej 6:0 si mysafir i Legia Warshavës.

Rezultatet tjera:

Bayer Leverkusen 2:2 CSKA Moscow

Tottenham Hotpsur 1:2 Monaco

Club Brugge 0:3 Leicester City

Porto 1:1 Koebenhavn

Lyon 3:0 Dinamo Zagreb                                                                                                                           /Periskopi.com

Shpërndaje në: