E frikshme, tigri sulmon papritmas kujdestaren e kopshtit zoologjik
Disa pamje të tmerrshme tregojnë një tigër siberan që hidhet sipër kujdestares së kopshtit zoologjik.
Ajo po shkonte që ta ushqente, kur papritur kafsha e sulmoi por fatmirësisht u shpëtua nga vizitorët.
Të gjithë filluan të bërtisnin dhe të hidhnin gurë që ta shpërqendronin. Disa burra morën karriget e tavolinat nga kafeneja pranë që tigri 15-vjecar, i quajtur Typhoon të largohej nga trupi i kujdestares.
Tigri siberian njihej si macja më e madhe në botë dhe duhet të mbahej në një zonë të mbyllur kur gruaja i solli ushqimin. Mendohet se ishte tepër i uritur, prandaj e sulmoi papritur pasi nuk kishte ndodhur asnjëherë një rast i tillë.
Ndërkohë gruaja po trajtohet në spital dhe nuk ka rrezik për jetën.







