‘4-shja fantastike’ e Kosovës të fut frikën, çfarë sulmi duhet të përballojnë rivalët

‘4-shja fantastike’ e Kosovës të fut frikën, çfarë sulmi duhet të përballojnë rivalët

Për Kosovën është duke ardhur koha e së vërtetës, që ‘Dardanët’ të dëshmojnë gjithë fuqinë e tyre në arenën e futbollit. Sigurisht që deri në këto kohë, përshtypjet për grupin e lojtarëve të Challandes janë pozitive.

Kosova arriti të fitonte në ‘Ligën e Kombeve’ bindshëm dhe duke shkelur të gjithë kundërshtarët. Kualifikueset e Evropianit janë gjithmonë prova e së vërtetës, ndërsa këtë herë na shërben për të kuptuar më mirë gjendjen dhe kapacitetin e tyre.

Por përpara nisjes së këtyre takimeve, Challandes duket se ka një luks të madh sa i përket zgjedhjes së sulmit, raporton Periskopi.

Në një formë të jashtëzakonshme ndodhet “4-shja fantastike” e sulmit, me Rashicën, Zenelin, Celinën dhe Muriqin. Ky i fundit ka arritur të shënojë edhe në takimin e sotëm në kampionatin turk, duke shkuar kështu në shifrën e 11 golave në këtë sezon.

Sa i përket krahëve të sulmit, nuk ka shumë për t’u diskutuar, por shumë për t’u mbajtur shënim nga ana e rivalëve, që do e kenë të pamundur të përmbajnë Zenelin, Rashicën e Celinën, që shënoi një gol të mrekullueshëm ndaj Manchester Cityt pak momente më parë. /Periskopi/




Shpërndaje në: