40 milionë kinez e shikojnë debutimin e bashkëkombasit të tyre në Spanjë
Espanyol pati rekord shikueshmëri nëpër televizione në javën e kaluar, në ndeshjen kundër Villarreal.
Krejt kjo për një arsye shumë të veçantë. Wu Lei, transferi i ri i janarit, debutoi me ekipin e Espanyolit ndaj Villarrealit në ‘Estadio de la Cerámica’.
Vetëm 12 minuta lojë për një audiencë rekorde deri më tani në La Liga, derisa më shumë se 40 milionë kinez e kanë ndjekur atë përmes ekraneve televizive, transmeton Periskopi.
Marca shkruan se prezantimi tij te ekipi katalanas u ndoq nga hiç më pak se 350 milionë shikues, ndërkohë mori mbi 520,000 reagime në rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter.
27 vjeçari ka luajtur për Shanghai SIPG shumicën e kohës të karrierës së tij, ku zhvilloi 296 ndeshje dhe shënoi 151 gola.
Wu Lei ka zgjedhur numrin 24 në fanellën e Espanyol, teksa është lojtar i rregullt në kombëtaren e futbollit të Kinës. /Periskopi/



