Antonio Conte: S’ka fitore kur Messi është në formë (Foto)

Antonio Conte: S’ka fitore kur Messi është në formë (Foto)

Antonio Conte ka folur pas eliminimit të Chelseat nga Champions League

Barcelona fitoi me rezultat 3:0 ndaj Chelseat, derisa në këtë takim shkëlqeu Leo Messi me dy gola dhe një asistim, shkruan Periskopi.

Trajneri italian e ka pranuar që kur Messi është në formë është e vështirë që të mposhtet Barcelona.

“Ne krijuam shumë raste, por është e pamundur të fitosh kur Messi është në formë,” ka thënë Conte pas ndeshjes.

Gjithashtu pas përfundimit të ndeshjes Conte shkoi për të biseduar me Messin.

“Unë nuk mund të bëjë asgjë për të ndalur ty. Do të ishte turp sikur të eliminonim nga Champions League. Të uroj fat në të ardhmen,” i ka thënë tekniku italian Messit, sipas ‘ESPN’. /Periskopi/

Shpërndaje në: