47-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali, iu gjetën në veturë 27 kilogramë kokainë
Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, si i dyshuar për marrje me narkotikë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari dyshohej se po transportonte mbi 27 kilogramë kokainë në makinën e tij.
I njëjti thuhet se u ndalua me automjetin e tij në një pikë kontrolli pranë kabinës së pagesës së autostradës San Gregorio di Catania.
Më pas, ai u dërgua në burg./Periskopi/



